E as që mund t’i largosh të verbërit nga humbja e tyre (zemrat e verbëra), ti nuk mund ta bësh të dëgjojë ndonjë tjetër, vetëm atë që i beson argumentet Tona, e ata janë myslimanë.
. E kur kundër tyre do të bëhet fjala (e dënimit) realitet. Ne do t’u nxjerrim një shtazë nga toka që do t’u flasë (ose do t’i lëndojë), sepse njerëzit nuk ishin të bindur në argumentet Tona.
Deri sa të arrijnë (në vendin e llogarisë), Ai u thotë: “A ju i mohuat argumentet e Mia duke mos i menduar dhe formuar dije për to? E çka vepronit ju ashtu (në dunja)?”
(përkujto) Ditën kur i fryhet surit, e të frikësohet kush është në tokë, përpos kë do All-llahu (të mos frikësohet) dhe t’i vjnë Atij të gjithë të përulur.
E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e Allhut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.
E kush do të paraqitet me punë të këqia (me besim të gabuar, ata do të hidhen të përmbysur në fytyrat e tyre në zjarr, (u thuhet) Ju nuk shpërbleheni me tjetër pos me atë që punuat.