٧١

E ata thonë: “Po qe se jeni të sigurt në ato çka flitni,kur do të realizohet ai premtimi (me dënim)?”

Albanian

٧٢
Ti thuaj: “Tanimë u është ngjeshur juve një pjesë e atij premtimi për të cilin po ju ngutet juve!”

Albanian

٧٣
S’ka dyshim se Zoti yt është shumë bëmirës ndaj njerëzve, po shumica e tyre nuk e falënderojnë .

Albanian

٧٤
E është e sigurt se Zoti yt di çka fshehin zemrat e tyre dhe çka shfaqin haptazi.

Albanian

٧٥
Nuk ka asgjë të fshehu në qiell e as në tokë, e tëmos jetë e shënuar në librin e saktë (dijenin e Zotit).

Albanian

٧٦
Vëërtet, ky Kur’ani u rrëfen beni israilve të shumtën e asj që ata ishin të përçarë.

Albanian

٧٧
Dhe pamëdyshje ai është udhërrëfyes e mëshirë për besimtarët.

Albanian

٧٨
E Zoti yt, vërtet do të gjykojë mes tyre me drejtësinë e Tij, e Ai është i gjithfuqishmi e dijshmi.

Albanian

٧٩
E ti pra, mbështetu në All-llahun se me të vërtetë ti je në të drejtën e sigurt.

Albanian

٨٠
E ti nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit, e as nuk mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë thirrjes, e sidomos kur ata ta thejnë shpinën.

Albanian

Notes placeholders