٤١

Ai (Sulejmani) tha: “Ndryshojani asaj fronin që ta provojmë se a po e njeh apo është nga ata që nuk dinë ta njohin!”

Albanian

٤٢
E kur erdhi ajo, iu tha: “A është i tillë froni yt?” Ajo tha: “Si të ishte vetë ai?!” (Sulejmani tha) Neve na është dhënë dituria përpara saj dhe ne ishim besimtarë para saj.

Albanian

٤٣
Pse atë (Belkisën) e kishte penguar ajo që adhuronte, pos All-llahut, dhe ishte nga një popull jobesimtar.

Albanian

٤٤
Asaj iu tha: “Hyn në pallat, e kur mendoi se është një ujë i madh dhe i përvol këmbët”. Ai (Sulejmani) tha: “Ky është një pallat i lëmuar prej qelqi! Ajo tha: “Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) All-llahut, Zotit të gjithësisë së bashku me Sulejmanin”.

Albanian

٤٥
Ne ia dërguam Themudit vëllain e tyre (nga gjaku), Salihun (t’u thotë): “Adhuroni All-llahun!” Kur qe, ata du grupe që kundërshtoheshin.

Albanian

٤٦
Ai (Salihu) tha: “O populli im, përse nguteni e kërkoni të keqen (dënimin) para të mirës, pse të mos kërkoni falje All-llahut që të mëshiroheni?”

Albanian

٤٧
Ata thanë: “Ne parandjejmë fatkeqësi më ty dhe me ata që janë më ty!” Ai tha: “Ndjellja e fatit tuaj është te All-llahu, por vetë ju jeni një popull që ngatërroheni!”

Albanian

٤٨
E në qytet ishin nëntë veta që bënin shkatërrime në tokë, e nuk përmirësonin.

Albanian

٤٩
Ata që thanë: “Betohuni mes vete në All-llahu, ta mbytni atëdhe familjen e tij natë, e pastaj të afërmve të tij t’u thoni: Ne nuk morëm pjesë në mbytjen e familjes së tij, dhe se ne jemi të drejtë (të vërtetë)”

Albanian

٥٠
Ata përgaditën një kurth e Ne ua shpërblyer kruhtin duke mos e hetuar ata.

Albanian

Notes placeholders