٤١

Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur me qenë hedhurina (mebturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.

Albanian

٤٢
Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.

Albanian

٤٣
Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e caktuar.

Albanian

٤٤
Ne më pas dërguam pejganberët tanë një pas një, mirëpo, çdo herë që një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me dënim) njein pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson!

Albanian

٤٥
Më pas Ne dërguam Musain dhe vëllain e tuh Harunin me mrekulli dhe argumente tona të qarta,

Albanian

٤٦
te faraoni dhe rrethi i tij, po ata u treguan kryelartë, sepse ishin popull mendjemadh.

Albanian

٤٧
Dhe thanë: “Si t’u besojmë dy njerëzve që janë si ne, kur populli i tyre është në shërbim tonë?”

Albanian

٤٨
Kështu, ata i përgënjeshruan që të dy, andaj me të drejtë i shkatërruam.

Albanian

٤٩
Ne Musait i dhamë librin (pas shkatërrimit të faraonit) në mënyrë që ata (populli israilit) të gjejnë rrugën e drejtë.

Albanian

٥٠
Edhe të birin e Merjemes dhe nënën e tij i paraq itëm si argumente (mrekulli) dhe ivendodëm që të dy në një rrafshnaltë dhe më ujë rrjedhës.

Albanian

Notes placeholders