١١١

(Përkujto) Ditën që vjen kur secili njeri do të përpiqet për vetveten dhe secilit njeri do t’i plotësohet ajo që e meriton. e nuk u bëhet padrejtë.

Albanian

١١٢
All-llahu sjell si shembull një fshat (vendbanim) që ishte i sigurt dhe i qetë, të cilit i vinte furnizimi nga të gjitha anët me bollëk, kurse ata (banorët) i përbuzën të mirat e All-llahut. Atëherë All-llah, për shkak të sjelljes së tyre, ua veshi petkun (ua ngjeshi) e urisë dhe të frikës.

Albanian

١١٣
Atyre u pat ardhur i dërguari nga mesi i tyre, e ata e përgënjeshtruan atë, andaj i kapi dënimi që ishin zullumqarë.

Albanian

١١٤
E ju (besimtarë), hani, pra. nga të mirat që ua dha All-llahu, të lejuara e të pastra, jimi mirënjohës për dhuntitë e All-llahut, nëse jeni të sinqertë në adhurim vetëm mdaj Tij.

Albanian

١١٥
Ai ua ndaloi juve vetëm cofëtinën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që theret jo në emër të All-llahut. E kush detyrohet (t’i hajë) duke mos qenë dhunues dhe duke mos e teruar (nëngrënie), All-llahu fal dhe është mëshirues.

Albanian

١١٦
Mos i thoni asaj rrenës së gjuhve tuaja: “Kjo është hallall e kjo është haram” e të shpifni ndaj All-llahut rrenën. Vërtet, ata që shpifin rrenën ndaj All-llahut , nuk kanë shpëtim.

Albanian

١١٧
Kanë një përjetim të vogël (në këtë jetë), e do të kenë dënim të padurueshëm.

Albanian

١١٨
E atyre që ishin jehudi (çifutë) u patëm ndaluar atë që të kemi treguar më parë, po Ne nuk u bëmë padrejtë atyre, por ata vetvetes i patën bërë padrejtë.

Albanian

١١٩
Pastaj Zoti yt për ata që nga mosdija bënë punë të këqija, e pastaj u penduan dhe bënë mirë, s’ka dyshim se Zoti yt është që shumë fal dhe shumë mëshiron.

Albanian

١٢٠
Vërtet, Ibrahimi ka qenë shembëlltyrë e të mirave, adhurues i All-llahut, besimtarë i drejtë dhe nuk a qenë nga idhujtarët.

Albanian

Notes placeholders