Dhe kur e dëgjojnë ndonjë llomotitje marrëzie, i kthejnë shpinën dhe thonë: “Ne kemi vepra tona e ju tuajat, qofshit larg nesh, ne nuk na duhen injorantët!”
Ata thanë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë!” Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë e të sigurt që aty sillen frutat e çdo sendi si furnizim mga ana Jonë, po shumica e tyre nuk e dinë.
E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.
Zoti yt nuk është i tillë që tq shkatërrojë venbanimet para se në kryeqendër të tyre të dërgoj pejgamber, i cili do t’u lexojë atyre argumentet Tona, dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, po vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.
Dhe çdo gjë që u është dhnë juve është kënaqësi dhe shije e kësaj bote, ndërsa ajo që është te All-llahu (thevabi) është shumë më e mirë dhe përhershme, pra, a nuk mendoni?