٤١

Dhe ata i bëmë prijësa që thërrasin për në zjarr dhe ditën e kijametit atje nuk do t’u ndihmohet.

Albanian

٤٢
Edhe në këtë botë ikemi përcjellë ata me mallkim, kurse në ditë e kijametit ata janë të përbuzur.

Albanian

٤٣
E pasi i shkatërruam popujt e mëparshëm, Ne Musait i dhamë librin që është dritë për njerëz dhe udhëzim e mëshirë që të marrin mësim.

Albanian

٤٤
E ti nuk ishe në anën perëndimore (të vendit ku All-llahu i foli Musait) kur Ne Musait ia besuam shpalljën (e bëmë pejgamber dhe dërguam te faraoni), e ti as nuk ishe aty pran.

Albanian

٤٥
Por Ne krijuam popuj (mes Musait e teje Muhammed), e koha ka zgjaur (ndaj, të dërguam ty). Dhe nuk banove në mesin e popullit të Medjenit e t’u lexosh këtyre argumentet Tona (lajmin për Musaln, për Shuajbin, për vvajzat e tij), por Ne të dërguam (dhe të njoftuam).

Albanian

٤٦
Dhe ti nuk ke qenë pranë Kodrës Tur kur Ne e thirrëm (Musain), por (tregimi ynë) është mëshirë nga Zoti yt, për t’ia tërhequr vërejtjen një populli që para teje nuk u kishte ardhur pejgamber, dhe ashtu ata të marrin mësim.

Albanian

٤٧
Dhe të mos thonë, kur t’i godasë ndonjë e papritur, të cilën e kanë merituar vetë: “Zoti ynë, përse nuk na ke dërguar ndonjë pejgamber që të pasonim argumentet Tua e të bëheshim besimtar!”

Albanian

٤٨
E kur Atyre u edhi e vërteta nga ana Jonë, ata thanë: “Përse nuk iu dha atij (Muhammedit) sikurse Musait (ndonjë mrekulli materiale)! Po a nuk e mohuan atë që iu dha Musait më parë?” E, thanë: “Dy magji që përmbajnë njëra-tjetërn. Dhe thanë: çdonjëren prej tyre ne e mohojmë!”

Albanian

٤٩
Thuaj: “Nëse është e vërtetë çka thoni, atëherë sillni një libër prej All-llahut që është edhe më udhëzues se këta dy (Tevrati e Kur’ani), e ti përmbahem edhe unë atij?”

Albanian

٥٠
E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më humbur se ai që duke pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar.

Albanian

Notes placeholders