٢١

E ai doli prej aty i frikësuar e duke pritur (se ç’po ndodh) dhe tha: “O Zoti im, më shpëto prej popullit zullumqar”.

Albanian

٢٢
Dhe kur drejtua kah Medjeni tha: “Shpresoj që Zoti im të më orientojë rrugës së drejtë”.

Albanian

٢٣
E kur arriti ujin e Medjenit, aty gjeti një grumbull njerëzish që po i jepnin bagëtisë ujë, e pak më larg prej tyr vërejti d gra që o i ndalnin (kafshët e tyre) e u tha: “E çka është puna e juve dyjave?” Ato që të dyja i thanë: “Ne nuk u japim juë deri që të largohen barinjtë, kurse babai ynë është shumë i vjetër!”

Albanian

٢٤
Atëherë ai u dha ujë (kafshëve) të tyre, pastaj u largua anash nën një hije e tha: “O Zoti im, unë kam nvojë për çkado që të më japësh!”

Albanian

٢٥
E njëra prej tyre erdhi te ai, ecte e turpërueshme, e tha: “Babai im të thërret që të paguaj ty shpërblimin për atë që na u dhe (bagëtisë) ujë!” E Kur shkoi (Musai) te ai dh ai i tregoi atij ngjarjen, ai tha: “Mos ke frikë, paske shpëtuar nga populli zullumqar!”

Albanian

٢٦
Njëra prej atyre dyjave: “O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, pse më i miri i atij që do ta marrësh në shërbim është ai i fuqishmi, e bsniku!”

Albanian

٢٧
Ai (Shujabi) tha: Unë dëshiroj të martojë ty me njërën prej këtyre dy vjzave të mia, me kusht që të shërbesh tetë vjet, e nëse i plotëson dhjetë, ai është vullneti yt, e unë nuk dëshiroj të rëndojë ty, e në dashtë All-llahu, ti do të gjejsh te unë mirëkuptim!”

Albanian

٢٨
Ai (Musai) tha: “Kjo le të mbetet mes meje e teje, e cilindo afat që do ta kryej nga këta të dy, nuk do të ketë përgjegjësi për mua. Për këtë që po themi All-llahu është garant”.

Albanian

٢٩
E kur Musai e kreu afatin dhe udhëtoi me familjen e vet, e vërejti kah ana e Turit një zjarr, e familjes së vet i tha: “Rrini këtu, unë kam vërejtur një zjarr, ndoshta do t’ju sjell nga ai ndonjë lajm ose një urë nga zjarri që të ngroheni”.

Albanian

٣٠
Dhe kur arrit te ai (zjarr) nga ana e djathtë e luginës së atij vendi të bekuar me pemë u thirr: “O Musa, s’ka dyshim se Unë jm All-llahu, Zoti i botëve!”

Albanian

Notes placeholders