٥١

Pra, vështro se çfarë ishte përfundimi i dredhisë së tyre. Në të vërtetë, Ne zhdukëm të gjithë ata dhe popullin e tyre.

Albanian

٥٢
e këto janë shtëpitë e tyre të mbetura shkret për shkak të mizorisë së tyre. E ne nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument.

Albanian

٥٣
Ne i shpëtuam ata që besuan dhe që ishin të mëtur (duke iu shmangur mëkatit).

Albanian

٥٤
(Përkujto) Lutin kur ai popullit të vet i tha: “A bëni atë punë të shëmtuar që edhe vetë ju e kuptoni (se është e keqe)?”

Albanian

٥٥
A vërtet, ju nga epshi kontaktoni me meshkujt, e braktisni gratë tuaja? Ju jeni popull injorantë (xhahil)

Albanian

٥٦
Përgjegje e popullit të tij nuk qe tjetër vetëm se të thonë: “Përzënie familjen e Lutit nga vendi juaj, sepse ata jamë njerëz që ruajnë pastërtinë?”

Albanian

٥٧
E Ne e shpëtuam atë dhe familjen e tij, përveç gruas së tij, së cilës oa caktuam të mbetet me të dënuarit.

Albanian

٥٨
E kundër atyre lëshuam një shi (me gurë); i shëmtuar ishte ai shi për ata të cilëve iu kishte tërhequr vërejtja.

Albanian

٥٩
Thuaj (o i dërguar): “Falënderimi i qoftë All-llahut, e shpëtimi qoftë ndaj robërve të Tij që Ai i zgjodhi (pejgamberët)! A më i mrë (për të besuar) është All-llahu, apo ata që ia bëjnë shok?”

Albanian

٦٠
Ai krijoi qiejt e tokën, që për ju lëshoi shi nga qielli, e Ne me të bëmë të lulëzojnë kopshte të bukura, që përju ka qenë e pamundshme t’i bëni të mbijnë bimët në to; Amos ka ndonjë zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ata janë popull që shtrembërojnë (të vërtetën).

Albanian

Notes placeholders