٤١

Ata që migruan për hir të All-llahut, e pasi që u torturuan, atyre gjithsesi do t’u mundësojmë vendbanim të mirë edhe në këtë botë, po shpërblimi i botës tjetër është edhe më i madh, sikurse njerëzit ta dinin (për atë shpërblim).

— Albanian

٤٢
Janë ata që bënë durim dhe vetëm Zotit të tyre iu mbështetën.

— Albanian

٤٣
Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini

— Albanian

٤٤
(i patëm dërguar) Me argumente e me libra të shenjtë. Ty ta zbritëm Kur’anin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin).

— Albanian

٤٥
A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se All-llahu nk do t’i trandë ata me tokën, ose nuk do t’u vijë atyre dënimi kah nuk mendojnë?

— Albanian

٤٦
Ose t’i rrëmbejë ata duke qenë në udhëtimet e tyre (për jetë e tregti), e ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj.

— Albanian

٤٧
Ose do t’i kapë ata duke qenë në panikë nga frika. Po, s’ka dyshim se Zoti juaj është i butë, i mëshirshëm (andaj nuk ua ngut dënimin).

— Albanian

٤٨
A nuk po shohin ata (keqbërësit) se çdo send që e krijoi All-llahu, e sjell hijen e vet djathtas dhe majtas duke iu perulur All-llahut (duke i bërë sexhde) dhe duke qenë respektues e përulës (e si e mbajnë veten lart disa njerëz).

— Albanian

٤٩
Vetëm All-llahut i bën sexhde çdo gjallesë që është në qiej e që është në tokë, e edhe engjëjt, ata nuk bëjnë kryelartësi.

— Albanian

٥٠
I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta dhe i përmbahen në përpikëri asaj me çka urdhërohen.

— Albanian

Notes placeholders