٧١

Ai tha: “Ai thotë se ajo është lopë jo e lodhur duke lëruar tokën as duke ujitur bimët, ajo është pa të meta dhe në të nuk ka shenjë (ngjyrë tjetër)!” Ata thanë: “E tash na e sqarove saktë dhe e therrën atë, e për pak e lanë pa e kryer punën.

Albanian

٧٢
(Përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.

Albanian

٧٣
E ne u thamë: “Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur)!” Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.

Albanian

٧٤
Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdeshëm ndaj asaj që veproni ju.

Albanian

٧٥
A shpresoni se do t’u besojnë ata juve (jehudët), kur dihet se një grup prej tyre dëgjuan fjalët e All-llahut, edhe pse i kishin kuptuar, e duke qenë të vetëdijshëm (ç’bënin) i ndryshuan ato.

Albanian

٧٦
E kur takonin ata që kishin besuar (muslimanët) thonin: “Ne kemi besuar! E kur veçoheshin ata mes veti thonin: “A po ju tregoni atyre (muslimanëve) për atë që All-llahu ua shpalli juve (në Tevrat rreth Muhammedit a. s. ) që ata para Zotit tuaj të kenë argumente kundër jush. A nuk jeni duke kuptuar.

Albanian

٧٧
A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë?

Albanian

٧٨
E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt.

Albanian

٧٩
Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë.

Albanian

٨٠
Ata edhe thanë: “Neve nuk do të na kapë zjarri vetëm për disa ditë të numëruara!” Thuaj: “A mos keni marrë prej All-llahut ndonjë premtim, e All-llahu nuk e thyen premtimin e vet, ose jeni duke thënë për All-llahun atë që nuk e dini?

Albanian

Notes placeholders