١١١

Ata edhe thanë: “Kurrsesi nuk ka për të hyrë kush në Xhennet, përveç atij që është jehudi ose i krishterë! Ato janë fantazi të tyre! Thuaju: “Sillni argumentin tuaj (çka thoni) po qe se jeni të drejtë?

Albanian

١١٢
Nuk është ashtu (si thonë ata), po ai që është dorëzuar All-llahut dhe është bamirës, ai e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij, për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të mërziten.

Albanian

١١٣
Jehuditë thanë se të krishterët nuk kanë të mbështetur në asgjë (nuk kanë fe të vërtetë). Edhe të krishterët thanë se jehudit nuk janë të mbështetur në asgjë, e duke qenë se ata të dy palët e lexojnë librin. Po kështu si thëniet e tyre, thanë edhe ata që nuk dinin (idhujtarët për Muhammedin). Po në ditën e gjykimit për atë që ata nuk pajtoheshin, All-llahu gjykon ndërmjet tyre.

Albanian

١١٤
E kush mundet të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë rrespektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh.

Albanian

١١٥
Të All-llahut janë edhe (anët nga) lindja edhe perëndimi, dhe kahdo që të ktheheni, aty është anë e All-llahut. Vërtetë, All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.

Albanian

١١٦
Ata (ithtarët e librit) thanë: “All-llahu ka fëmijë” I pastër është Ai nga kjo e metë! E Tij është gjithçka në qiej e në tokë, gjithçka i është nënshtruar Atij.

Albanian

١١٧
Ai është shpikës i qiejve e i tokës (pa kurrfarë modeli të mëparshëm) e kur dëshiron diçka, ai vetëm i thotë: “Bëhu!” në atë moment bëhet.

Albanian

١١٨
E ata që nuk dinë (kurejshitët politeistë) thanë: “Përse të mos na flasë neve All-llahu, ose të na vijë ndonjë argument!” po kështu, thëniet e tyre në mënyrë të njëjtë i patën përsëritur edhe ata që ishin para tyre. Të njëjta janë zemrat e tyre. Ne tanimë sqaruam argumentet për një popull që dëshiron të bindet.

Albanian

١١٩
Ne të dërguam ty (o Muhammed a. s.) me të Vërtetën (Islamin), përgëzues dhe nedhir (vërejtës, qortues, paralajmërues), e ti nuk je përgjegjës për banuesit e Xhehennemit.

Albanian

١٢٠
As jehuditë, e as krishterët kurrë nuk do të jenë të kënaqur me ty deri që të pasosh fenë e tyre. Thuaju: “Udhëzimi i All-llahut është udhëzim i drejtë. E nëse pasiqë të ka ardhur ty e vërteta shkon pas mendimeve të tyre, nuk ka kush të ndihmojë e as të mbrojë nga All-llahu.

Albanian

Notes placeholders