٢١

Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!

— Albanian

٢٢
E, ç’kam unë që të mos e adhuroj atë që më krijoi dhe, te Ai ktheheni.

— Albanian

٢٣
A mos do të pranoj zota tjerë pos Tij, e nëse do Mëshiruesi të më godasë me ndonjë të keqe, ndërmjetësimi i tyre nuk do të më vlejë asgjë,e as që do të më shpëtjnë.

— Albanian

٢٤
Unë do të jem atëherë në një humbje të hapët.

— Albanian

٢٥
Unë i kam besuar Zotit tuaj, pra më dëgjoni!”

— Albanian

٢٦
Atij i është thënë: “Hyn në Xhennet! e ai tha: “Ah, sikur ta dinte populli im,

— Albanian

٢٧
për çka më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”

— Albanian

٢٨
Pas tij, Ne nuk zbritëm ndonjë ushtri nga qieeli kundër popullit të tij, e as që ishte vendimi yni të zbresim tjetër,

— Albanian

٢٩
përveç një britmë të tmerrshme, kur qe, ata të ftohur (të vdekur).

— Albanian

٣٠
O sa dëshprim i madh për robërit që nuk u erdhi ndonjë i dërguar, vetëm se ata u tallën me të.

— Albanian

Notes placeholders