The Pilgrimage
Surja
Al-Hajj
22

١

O ju njerëz, ruanu dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.

Albanian

٢
Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatëzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i All-llahut është i ashpër.

Albanian

٣
Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështje rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë.

Albanian

٤
Ai (djalli) është gjykuar ta humbë dhe ta orientojë në vuajtje të zjarrit të madh, atë që i miqësohet atij.

Albanian

٥
O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t’ju sqarojmë. Ne e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e thatë-të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme.

Albanian

٦
Këtë (e themi për ta ditur) se All-llahu është Ai i vërteti dhe se Ai ringjallë të vdekurit dhe Ai ka fuqi për çdo send.

Albanian

٧
Dhe nuk ka dyshim se kijameti do të vijë patjetër dhe se All-llahu me siguri do t’i ngjallë ata të varrezave (të vdekurit).

Albanian

٨
E ka ndonjë prej njerëzve që bën polemikë rreth çështjes së All-llahut, duke mos patur kurrfarë dije, kurrfarë udhëzimi dhe kurrfarë libri të besueshëm.

Albanian

٩
Ai që shtrembron qafën (në shenjë mendjemadhësie), e përpiqet t’i humbë njerëzit nga rruga e All-llahut. Atij do t’i takojë poshtrimi në këtë jetë, ndërsa në ditën e kijametit atij do t’ia veshim dënimin e djegies (të zjarrit).

Albanian

١٠
Këtë për shkak të asaj ë bënë duart tua, ndërsa All-llahu nuk është zullumqar ndaj robërve.

Albanian

Notes placeholders