٣١

Shi kështu, Ne secilit pejgamber ia bëmë ndonjë armik prej jobesimtarëve, por mjfton që Zoti të jetë udhërrëfyes ndihmës yti.

Albanian

٣٢
E ata që nuk besuan thanë: “Përse të mos i ketë zbritur atij (Muhammedit) Kur’ani përnjëherë?” Ashtu (e zbritëm pjesë-pjesë) që me të të forcojmë zemrën tënde dhe Ne e sollëm atë ajet pas ajetit (dalëngadalë).

Albanian

٣٣
Dhe ata nuk të sjellin ndonjë shembull ty, e që Ne të mos ta tregojmë të vërtetën, duke të ofruar shpjegim të qartë e të plotë.

Albanian

٣٤
Ata do të tubohen, do të jenë të përmbysur me fytyrat e tyre në Xhehennem, të tillëve u përket vendi më i keq, ndaj ata janë më të humburit në rrugën e tyre.

Albanian

٣٥
Ne edhe Musait i patëm dhënë librin, e bashkuam me vëllain e vet, Harunin, që takeë si ndihmës.

Albanian

٣٦
U thamë: “Shkoni ju të dy te ai popull ë i përgënjeshtroi argumentet Tona!” E Ne pastaj i shkatërrruam ata shumë keq.

Albanian

٣٧
Ne e përmbytëm edhe popullin e Nuhut meqë ata të dërguarit i quajtën rrenacakë, e pët njerëzit, të cilët mendojnë, le të marrin mësim nga ata. E për mizorët Ne kemi përgaditur dënim të rëndë.

Albanian

٣٨
Edhe Adin, Themudin, banorët e Res-it dhe shumë gjenerata ndërmjet tyre (i shkatërruam).

Albanian

٣٩
E secilit prej tyre u patëm sjellë argumente, por të gjithë i rrënuam.

Albanian

٤٠
Ata (kurejshitët) kaluan buzë fshatit, i cili ishte gurëzuar me atë shiun (gurëzim prej së larti) e shëmtuar, po a nuk janë ata, të cilët e panë atë? Jo, nuk e vëhtruan, sepse ata ishin të tillë, të cilët nuk shpresonin në ringjallje.

Albanian

Notes placeholders