٢١

Ju ede nga kafshët keni një mësim, ngase ju freskojmë me lëng prej barqeve të tyre dhe keni shimë dobi prej tyre, e edhe prej tyre ushqeheni.

Albanian

٢٢
Dhe mbi to e anije bartni (hypni).

Albanian

٢٣
Ne e patëm dërguar Nuhun te populli i tij, e tha: “O populli im, adhuronie vetëm All-llahun, se nuk ka zot tjetër pos tij; a nuk i frikësoheni (dënimit)?”

Albanian

٢٤
E paria e atij populli që nuk besuan thanë: “Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, po dëshiron të jetë më i latrë se ju. Po të dëshironte All-llahu do të dërgonte engjëj; ne një gjë të tillë nuk e kemi dërguar as nga ta parët tanë!”

Albanian

٢٥
Ai nuk është tjetër pos një njeri i sëmurë mentalisht, andaj pritni (keni durim) edhe për një kohë.

Albanian

٢٦
Ai (Nuhu) tha: “Zoti im, më ndihmo për atë që më përgënjeshtrojnë.

Albanian

٢٧
Ne e i shpallëm: “Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhërit Tonë, e kur të vijë urdhëri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja atëherë ti hgarko në të prej secilit lloj nga një qift (palë), edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, kundër tij pra ti mos kërko (falje) prej Meje për ata janë të përmbytur.

Albanian

٢٨
E kur të vendosësh ti dhe kush është më ty në anije, atëherë thuaj: “Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!”

Albanian

٢٩
Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!”

Albanian

٣٠
Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.

Albanian

Notes placeholders