Elif, Lamë, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi.
E të kërkoni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthehuni) te Ai, se Ai do të ju mundësojë përjetime të mira (në këtë jetë) deri në një afat (të caktuar) dhe çdo punëmiri i jep shpërblimin e merituar. në qoftë se refuzojnë (të kërkojnë falje), unë pra kam frikë për ju, dënimin e ditës së madhe.
Ja, ata mbështjellojnë (armiqësinë në) gjoksat e tyre që ta fshehin nga Ai, po ta dini se edhe kur mbulohen me petkat e tyre, Ai e di se çka fshehin dhe çka shfaqin. S’ka dyshim se Ai e di shumë mirë çka mbajnë zemrat (qëllimet) e tyre.
Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj, Ai e di vendbanimin dhe vendstrehimin e saj (pas vdekjes). Të gjitha (këto) janë në librin e njohur (Levhi Mahfudhë).
Ai është i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë dite (fazave), e Arshi (Froni) i Tij kishte qenë (më parë) mbi ujë, që t’ju sprovojë, se cili prej jush është më vepërmirë. Nëse ti u thua: “Ju do të ringjalleni pas vdekjes!” Ata që nuk besuan thonë: “Kjo (çka na thua) nuk është tjetër vetën se magji e hapur.
Nëse Ne e vonojmë ndëshkimin për një kohë të shkurtër kundër tyre, ata thonë: “çka po e pengon atë?” Le të dijnë se ditën kur t’u vijë, ai nuk zbrapët prej tyre, ata do t’i rrethojë ai (dënimi) me të cilin talleshin.