٢١

Ata mashtruan vetveten dhe humben prej tyre ata (idhujt) që i patën trilluar.

Albanian

٢٢
Është e vërtetë se ata në botën tjetër janë më të humburit.

Albanian

٢٣
Ata që nuk besuan dhe bënë vepra të mira dhe u përulën ndaj Zotit të tyre, ata janë banues të Xhennetit, në të janë përgjithmonë.

Albanian

٢٤
Shembulli i gjendjes së këtyre është (i atyre që nuk besuan) si ai i verbëri dhe i shurdhëti dhe (i atyre që besuan) si ai që sheh dhe dëgjon. A janë në pozitë të barabartë? A nuk përkujtoheni?!

Albanian

٢٥
Ne patëm dërguar edhe Nuhun te populli i vet (me porosi të njejtë si Muhammedin që t’u thotë): Unë ju tërheq vërejtjenn haptazi.

Albanian

٢٦
Që të mos adhuroni tjetër kë pos All-llahut, sepse unë kam frikë për dënimin tuaj në ditëm e pikëllueshme.

Albanian

٢٧
Paria që nuk besoi nga populli i tij tha: “Ne nuk të shohim ndryshe vetëm si njeri, sikurse edhe ne, ne nuk po se të pasojë kush, përveç atyre që janë më të poshtërit e më mendjelehtit nga mesi ynë dhe ne nuk shohim se ju keni ndonjë vlerë mbi ne, përkundraz, ne ju konsiderojmë gënjeshtar!”

Albanian

٢٨
(Nuhu) Tha: “O populli im, më thuani nëse unë jam i mbështetur në argument të qartë nga Zoti im dhe Ai më dha mëshirë nga ana e Tij, e juve u janë fshehur ato (argumentet ngase jeni dhëmë pas kësaj jete), a mos do t’ju detyrojmë për to (pranimin e tyre), kur ju jeni urrejtës të tyre!

Albanian

٢٩
O populli im, unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë pasuri, shpërblimi im është vetëm te All-llahu. Dhe unë kurrsesi nuk i largoj ata që besuan, ata janë afër Zotit të tyre; por unë ju shoh si popull që nuk dini e nuk kuptoni.

Albanian

٣٠
O populli im, a nuk po mendoni se nëse unë i përze ata , kush do të mund të më mbrojë mua nga All-llahu (dënimi i Tij)?

Albanian

Notes placeholders