٨١

Po Ne atë dhe pallatin e tij i shafuam në tokë dhe, veç All-llahut nuk pati që ta mbrojë e as vetë nuk pati mundësi të mbrohet.

Albanian

٨٢
E ata që dje lakmuan të ishin në vendim e tij, filluan të thonë: “A nuk shihni se All-llahu me të vërtetë i jep begati e komoditet atij që do nga robërit e vet, e edhe ia mungon atë atij që do, e sikur All-llahu të mos bënte mëshirë ndaj nesh, do të na sharronte në tokë edhe neve; sa habi, se si jobesimtarët nuk gjejnë shpëtim!”

Albanian

٨٣
Atë, vend të përjetshëm (Xhennetin) u kemi përcaktuar atyre që nuk duan as mendjemadhësi e as ngatërresë në tokë, e përfundim i këndshëm u takon atyre që i frikësohen All-llahut.

Albanian

٨٤
Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t’i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa a që paraqitet me punë të këqija, do t’i jepe dënim vetëm aq sa e ka merituar.

Albanian

٨٥
S’ka dyshim se Ai që ta bëri obligim Kur’anin, Ai do të kthejë ty aty ah erdhe. Thuaj: “Zoti im e di më mirë kush është që solli udhëzim të drejtë dhe kush është në humbje të sigurt”.

Albanian

٨٦
Ti as nuk ke shpresuar se do të shpallet ty libri, por kjo është mëshirë e Zotit tënd, andaj ti kurrsesi të mos jeshë ndihmëtar i jobesimtarëve.

Albanian

٨٧
Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e All-llahut meqë ato t’u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te Zoti yt dhe kurrsesi mos u bën pasues i dëshirave të idhujtarëve.

Albanian

٨٨
Veç All-llahut mos adhuro ndonjë zot tjetër, s’ka të adhuruar tjetër veç Tij. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe te Ai do të ktheheni!

Albanian

Notes placeholders