٦١

A është ai, të cilit Ne i kemi premtuar një premtim të mirë (për Xhennet), sikurse ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete, kurse në ditën e kijametit ai do të jetë prej të dënuarve?

Albanian

٦٢
(përkujto) DItën kur i thërret ata e u thotë: “Ku janë ata shokët e Mi, të ccilët ju i pandehnit (si zota)?”

Albanian

٦٣
E ata, të cilët e merituan fjfalën (dënimin)), thonë: “Zoti ynë, këta janë që ne i humbëm, i humbëm ata si hunbëm edhe vetë, ne para Teje tërhiqëm se ata nuk na adhueuan neve!”

Albanian

٦٤
Dhe u thuhet: “Thirrni zotat tuaj”! Ata i thërrasin, por ata nuk u përgjigjen dot, dhe shohin dënimin. E atëherë (do të dëshironin) sikur të kishin qenë në rrugën e drejtë (e të mos përjetonin dënimin).

Albanian

٦٥
Dhe ditën kur (All-llahu) i thërret ata e u thotë: “Çfarë përgjigje u keni dhënë të dërguarve? “

Albanian

٦٦
Atë ditë atyre u humbin faktet dhe ata nuk konsultohen ndërmjet vete.

Albanian

٦٧
E për sa i përket atij që është penduar, që ka besuar dhe ka bërë vepra të mira, ai le të shpresojë se është nga të shpëtuarit.

Albanian

٦٨
Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë, atyre nuk u takon zgjedhja. I pastër është i lartë është All-llahu nga çka i përshkruajnë për shok.

Albanian

٦٩
Dhe Zoti yt e di se ç’fshehin zemrat e tyre dhe se ç’faqin hapatzi.

Albanian

٧٠
Ai është All-llahu, nuk ka Zot tjetër pos Tij, vetëm Atij i takon falënderimi në këtë botë dhe në botën tjetër dhe vetëm ATij i takon gjykimi dhe te Ai ktheheni.

Albanian

Notes placeholders