١٤١

Ai (All-llahu) është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.

— Albanian

١٤٢
Nga kafshët (shtëpiake krijoi) edhe aso për ngarkim (për hipje)dhe aso, prodhimi i të cilave përdoret për shtrojë (leshi i tyre ose për therrje. Haninga ajo që All-llahu ju dhuroi, e mos ndiqni gjurmët (rrugët) e shejtanit, pse ai është armik juaj i hapët.

— Albanian

١٤٣
Ai (krijoi) tetë lloje (nga kafshët shtëpiake): prej deleve dy (dash e dele), prej dhive dy (cjap e dhi). Thuaj: “A janë të ndaluar (haram) dy meshkuj apo dy femra apo çka mbanë (pjell) mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?” Më tregoni, pra, me fakte të ditura (e jo me trillime) nëse jeni të sinqertë.

— Albanian

١٤٤
Ai (krijoi) edhe nga devet dy (lloje) dhe nga lopët dy (lloje). Thuaj: “A dy meshkuj i ka ndaluar (haram), a dy femrat, pse çka mban mitra e dy (llojeve të tyre) femrave?” A mos ishit të pranishëm kur All-llahu ju porositi me këtë (hallall apo haram)?” E kush është më mizor se ai që trillon rrenë për All-llahun dhe ashtu t’i humbë njerëzit në mungesë të dijes. All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.

— Albanian

١٤٥
Thuaj: “Në atë që më është shpallur mua (në Kur’an) nuk po gjej diçka të ndaluar nga ushqimi, përveç në qoftë se ai (ushqimi) është: coftinë, gjak i derdhur ose mish derri, ai i ndytë, dhe pos asaj që është therrur jo në emër të All-llahut (por të ndonjë idhulli) e që është mëkat. E kush detyrohet (t’i hajë këto të ndaluara), por duke mos pasur për qëllim shijen dhe duke mos e tepruar; Zoti yt është që falë e mëshiron shumë.

— Albanian

١٤٦
E (posaqërisht) ndaj atyre qëjanë jehudi Ne kemi ndaluar çdo (kafshë) thundrake: nga lopët dhe delet u kemi ndaluar dhjmin e tyre, pos atij (dhjami) në shpinën dhe në zorrët e tyre dhe pos atij të përzier me ndonjë asht. Këtë (masë-ndalesë) e morëm si ndëshkim ndaj mëkatit të tyre. S’ka dyshim, Ne jemi të vërtetë (në çka ju rrëfejmë).

— Albanian

١٤٧
PO, në qoftë se (për këtë jehuditë) të përgënjeshtrojnë Thuaj: “Samëshirues i madh është ky Zoti juaj,po (mos u mashtroni) dënimi i Tij për njerëzit kriminelënuk mund të prapësohet!”

— Albanian

١٤٨
E ata që i shoqëruan Zotit, do të thoshin: “Sikur të donte All-llahu nuk do t’i bëim shok (nuk do të ishim idhujtarë), as ne, as prindërit tanë, e as nuk do të ndalonim asnjë send. ”Kështu patëngënjyer edhe ata që ishin para tyre derisa (për shkak të mëkatit) përjetuan dënimin tonë të ashpër. Thuaj: “A mos keni ndonjë fakt e të na prezentoni atë neve?” Ju i mbështeteni vetëm hamendjes, në të vërtetë,vetëm gënjeni.

— Albanian

١٤٩
Thuaj: “All-llahu ka argumentin më të plotë dhe sikur të donte Ai do t’ju vinte në rrugë të drejtë të gjithëve.

— Albanian

١٥٠
Thuaj: “Sillni dëshmitarët, të cilët dëshmojnë se All-llahu ndaloi (bëri haram) ato ( që i ndalonin vetë). Nëseda të dëshmojnë rrejshëm, ti mos dëshmo bashkë me ta dhe mos shko pas dëshirave të atyre që argmentet Tona i bënë të rremedhe pas atyre që nuk besojnë jetën e që largohen prej Zotit të tyre (adhurojnë tjetër).

— Albanian

Notes placeholders