٥١

Sikur të kishim dashur Ne, do të dërgonim pejgamber në çdo vendbanim.

Albanian

٥٢
Po ti mos dëgjo jobesimtarët e luftoi ata me të (me Kur’an)

Albanian

٥٣
Ai la të lirë të bashkohen dy dete, ky (njëri) i pijshëm e i shijshëm, e ky (tjetri) i njelmët e i idhët, mes tyre bëri si të jetë ndonjë pendë, pritë që të mos përzihen.

Albanian

٥٤
Dhe Ai nga uji (fara) krijoi njeriun, dhe e bëri atë të ketë fis dhe të ketë miqësi. Zoti yt ka mundësi të jashtëzakonshme.

Albanian

٥٥
E ata në vend të All-llahut adhurojnë atë që nuk u sjell as dobi, as dëm atyre, po jobesimtari ndihmon atë që është kundër Zotit të vet.

Albanian

٥٦
E Ne nuk të dërguam ty për tjetër qëllim, por vetëm si përgëzues e si qortues.

Albanian

٥٧
Thuaj: “Unë për këtë nuk kërkoj shpërblim prej jush, por vetëm kush të dojë të marrë rrugën që e afron te Zoti i vet”.

Albanian

٥٨
Ti mbështetju Atij të përjetshmit që nuk vdes kurrë, madhëroje me lavdërimin që i takon Atij, Ai mjafton për njohje në hollësi të mëkateve të robve të vet.

Albanian

٥٩
Ai krijoi qiejt e tokën dhe gjithçka që gjendet në mës tyre brenda gjashtë ditësh, e pastaj mbizotëroi Arshin. Ai është Mëshiruesi. Për këtë pyete ndonjë shumë të dijshëm.

Albanian

٦٠
E kur u është thënë atyre: Bëni sezhde ndaj të madhërishmit, ata thanë: “E kush është Rrahmani - Mëshiruesi? A t’i bëjmë sexhde pse ti na urdhëron?” E kjo shtoi edhe më tepër largimin e tyre (nga feja).

Albanian

Notes placeholders