١١

Kush është ai që i huazon All-llahut një hua të mirë e që Ai t’ia shumëfishojë atë dhe ai ka një shpërbllim të mirë.

Albanian

١٢
(Përkujto) Ditën kur i sheh besimtarët dhe besimtaret që drita e tyre flakëron para tyre dhe në djathtë të tyre. (U thuhet) Myzhde e juaj sot janë Xhennetet nën të cilat rrjedhin lumenj, aty do të jeni përgjithmonë. E ajo është fitore e madhe.

Albanian

١٣
Ditën kur hipokritët dhe hipokritet atyre që besuan u thonë: “Na pritni (ose na shikoni) të ndriçoheni prej dritës suaj!” U thuhet: “Kthehuni prapa jush (në dynja) e kërkoni ndonjë dritë!” Atëherë vihet ndërmjet tyre njëfarë muri që ka një derë, e brendia e tij është mëshirë (Xhenneti), e ana e jashtme e tij është dënimi (zjarri).

Albanian

١٤
(Hipokritët e mbetur në errësirë) I thërrasin ata (besimtarët): “A nuk kemi qenë edhe ne së bashku me ju!? (Besimtarët përgjigjen): “Po, por ju e shkatërruat veten (me hipokrizi), ju prisnit kob të zi për besimtarët, ju dyshonit çëshjtet e fesë dhe ju mashtruan shpresat e kota deri kur ju erdhi caktimi i All-llahut (vdekja) dhe ashtu, mashtruesi ju mashtroi.

Albanian

١٥
E sot, prej jush nuk pranohet ndonjë kompensim e as prej atyre që nuk besuan, vendi juaj është zjarri, ai është ndihma e juaj: sa përfundim i keq është ai”.

Albanian

١٦
A nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e All-llahut dhe ne atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an), e të mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e zhgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej tyre janë jashtë rrugës.

Albanian

١٧
Dijeni se All-llahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ua kemi sqaruar argumentet ashtu që të kuptoni.

Albanian

١٨
S’ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe sinqerisht japin për hirë të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh.

Albanian

١٩
Ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ata janë të sinqertit dhe dëshmorët te Zoti i tyre, ata kanë shpërblimin e vet, ndërsa ata që e mohuan dhe përgënjeshtruan faktet Tona, ata janë banues të Xhehennemit.

Albanian

٢٠
Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijve, e që është shembull i një shiu prej të cilit bima habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë t verdhë, mandej të thyer e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga All-llahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues.

Albanian

Notes placeholders