٢١

E ai që e bleu nga Misiri (Egjipti) i tha gruas së ve: “Bëni pritje të kënaqshme, se është shpresë t’ia shohim hajrin ose ta adoptojmë për fëmijë!” Ja, kështu (sikuse e shpëtuan nga bunari), Ne i bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t’ia mësojmë atij shpjegimin për disa ëndërra. All-llahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).

Albanian

٢٢
E kur e arriti pjekurinë e tij, Ne i dhamë pushtet e dituri. E kështu Ne i shpërblejmë punëmirët.

Albanian

٢٣
E ajo, në shtëpinë ë së cilës ishte Jusufi, i bëri lajka atij dhe ia mbylli dyert e i tha: “Eja!” Ai (Jusufi) tha: “All-llahu më ruajtë, ai zotëriu im (e burri yt), më nderoi me vendosje të mirë (si mud t’i bëj hile në familje)”. S’ka dyshim se tradhtarët nuk kanë sukses.

Albanian

٢٤
Ajo mësyni atë qëllimidht, e atij do t’i shkonte mendja ndaj saj, sikur të mos i prezentohej argumenti nga Zoti i tij. Ashtu (e bëmë të vendosur) që të larojmë nga ai të keqen dhe të ndytën. Vërtet, ai ishte nga robët tanë të zgjedhur.

Albanian

٢٥
Dhe, që të dy ata u ngutën kah dera, e ajo ia grisi këmishën nga mbrapa dhe pranë dere ata të dy takuan burrin e saj, e ajo tha “çfarë mund të jetë ndëshkimi i atij që tenton të keqen në familjen tënde, përpos të burgoset, ose dënim të dhembshëm. ?”

Albanian

٢٦
Ai (Jusufi) tha: “Ajo m’u vërsul mua!” Një dëshmitar nga familja e saj gjykoi: nëse këmisha e tij është grisur përpara, ajo ka thënë të drejtën, kurse ai gënjen.

Albanian

٢٧
E nëse këmisha e tij është grisur prapa, atëherë gënjen ajo, kurse ai është i drejtë.

Albanian

٢٨
E kur e pa ai (burri i saj) këmishën e tij të grisur prapa, tha: “Kjo është dredhi juaja, vërtet dredhia juaj është e madhe!”

Albanian

٢٩
“Jusuf, largohu nga kjo (mos ia përmend askujt)! E ti (gruas) kërko falje për mëkatin tënd, se vërtet ti qenke fajtore!”

Albanian

٣٠
Një grup nga gratë e qytetit thanë: “Gruaja e zotëriut (e ministrit) i vërsulet marrëzisht shërbëtorit të vet, atë e ka kapluar në shpirt dashuria, e ne jemi të bindura se ajo është në humbje të hapët.

Albanian

Notes placeholders