٩١

Ata thanë: “Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!”

Albanian

٩٢
Ai tha: “Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!

Albanian

٩٣
Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babit tim në fytyrë, e atij do t’i kthehen të pamët, e pastaj ejani te unë me tërë familjen time”.

Albanian

٩٤
(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur. ” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).

Albanian

٩٥
Ata (që ishin prezent) thanë: “Për All-llahun ti vërtet qëmoti në humbje”.

Albanian

٩٦
E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamët dhe tha: “A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?”

Albanian

٩٧
Ata thanë: “O baba ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë kemi qenë fajtorë!”

Albanian

٩٨
“Më vonë do të kërkoj Zotit tim faljen tuaj”, tha ai (Jakubi), se vërtet, Ai është që falë, është mëshirues.

Albanian

٩٩
(E morën familjen dhe shkuan) e kur hynë te Jusufi, ai i afroi ngat vete të dy prindërit r tij dhe tha: “Me dëshirën e All-llahut hyni në Egjipt të sigury!”

Albanian

١٠٠
Dhe ai të dy prindërit e vet i mori lart në fron (i uli pranë vete), e ata iu përulën atij, e ai tha: “O ati im, kjo është domethënia e ëndërreës sime të mëparshme. Zoti im këtë tanimë e bëri realitet, e mua më dhuroi mirësi kur më nxorri prej burgut, e juve u solli ngs fshati pasi djalli pat futur përçarje ndërmjet meje dhe vëllezërve të mij. Zoti, im me mjeshtri e butësi realizon dëshirën e vet për çka don, vërtet Ai është më i dijshmi, i urti.

Albanian

Notes placeholders