(Përkujto) Ditën kur i tubojnë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në dynja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E, vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që u premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtinty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
Thuaj: “Unë nuk mund t’i sjellë vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu”. çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.