٢١

E kur Ne ua dhurojmë njerëzve mëshirën pasi t’i ketë godotur e keqja (skamja), kur qe ata u bëjnë hile argumenteve tona. Thuaj: “All-llahu është më i shpejti në ndëshkim”. S’ka dyshim, përcjellësit tanë (melaiket) regjistrojnë atë që po thurrni ju.

Albanian

٢٢
Ai (All-llahu) ua bëri të mundshëm udhëtimin në tokë e në det, deri kur jeni në anije që lundrojnë me ta (me udhëtarët) me anë të një ere të lehtë dhe janë të lumtur me të (me erën e lehtë), ia beh një erë fortë dhe nga të gjitha anët rrethohen nga valët dhe binden se janë shkatërruar, e lusin All-llahun pa farë përzierje të idhujve (duke thënë): Nëse na shpëton nga kjo (katastrofë), ne do të jemi gjithnjë falënderues!”

Albanian

٢٣
E kur Ai (All-llahu) i shpëtoi ata, ja, ata veprojnë mbrapshtë në tokë, pa arsye. O ju njerëz! Kryeneçësia është vetëm kundër vetes suaj, është përjetim i jetës së kësajbote, pastaj kthimi juaj është te Ne, e Ne ju shpërblejmë për veprimet tuaja.

Albanian

٢٤
Shembulli i jetës së kësaj bote është si i një shiu që e kemi zbritur nga qielli, e me anën e të cilit gërshetohen bimët e tokës (mbijnë dhe shpeshtohen të gjitha llojet) prej nga hanë njerëzit e kafshët deri kur toka të ketë marrë stolinë e vet dhe të jetë zbukuruar (me bimë, pemë e behar), e banorët e saj të mendojnë se janë të zotët e saj,e asaj i vjen urdhëri ynë, natën ose ditën, Ne e bëjmë atë (të mbjellat) të korrur sikurse të mos ekzistonte dje. Kështu Ne u sqarojmë faktet njerëzve që mendojnë.

Albanian

٢٥
All-llahu thërret për në Xhennet, dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë.

Albanian

٢٦
Atyre që bëjnë vepra të mira, u takon e mira (Xhenneti) edhe më tepër (e shohin All-llahun). Fytyrat e tyre nuk i mbulon pluhuri i zi as nënçmimi, ata janë banues të Xhennetit, aty janë përgjithmonë.

Albanian

٢٧
E ata që bënë të këqia, dënimi i së keqes është aq sa është ajo, ata i mbulon poshtërimi. Ata nuk mund t’i mbrojë kush nga All-llahu, fytyrat e tyre, porsi t’i kishte mbuluar ndonjë copë e errët e natës. Ata janë banues të përjetshëm të zjarrit.

Albanian

٢٨
Atë ditë i tubojmë të gjithë, ndërkaq atyre që i kanë bërë shok All-llahut u themi: “Rrini në vendin tuaj, ju dhe idhujt tuaj!” Ne ndajmë ata. E idhujt e tyre u thonë: “Ju nuk na adhuruat ne!”

Albanian

٢٩
All-llahu na mjafton si dëshmues ms nesh e jush (kështu u thonë idhujt idhujtarëve). Ne nuk dimë gjë për adhurimin tuaj ndaj nesh (ne nuk dëgjojmë, nuk shohim e nuk kuptojmë).

Albanian

٣٠
Aty, në atë vend, secili njeri provohet me atë që e ka bërë më parë dhe kthehen te All-llahu, Sundimtari i tyre i vërtetë dhe humb (shkon huq) prej tyre ajo që trillonin (se do t’u bëjnë shefatë).

Albanian

Notes placeholders