٩١

Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; “All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!” Thuaj: “Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra,që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu”. Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësunë e tyre.

Albanian

٩٢
Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqesh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përrreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.

Albanian

٩٣
E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: “Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: “Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”. E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtonie pra vetveten (nëse mundeni)”. “Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumrnteve të Tij ishit kryeneç.

Albanian

٩٤
Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prpa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjjetësues apo zotëra tjerë).

Albanian

٩٥
S’ka dyshim, All-llahu është zbërthyes i farës (i kokrrës së saj) dhe i bërthamës (së pemës). Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Aiështë nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli. Ky është All-llahu, e si atëherë shmangeni (nga besimi)?

Albanian

٩٦
Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i plotfuqishmit,i gjithëdijshmit.

Albanian

٩٧
Ai është, që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë.

Albanian

٩٨
Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën te do të pushoni. Ne i sqaruam argumentet një populli që di të kuptojë.

Albanian

٩٩
Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat tyre kalaveshë të afërt (për t’i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjajshme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.

Albanian

١٠٠
E xhinët ia bëjnë shokë All-llahut, e në të vërtetë Ai i krijoi ata (xhinët) dhe duke mos patur kurrfarë dije, ata shpifën se Ai (Zoti) ka djem e vajza. Larg (shpifjeve) është madhëria e Tij e lartë.

Albanian

Notes placeholders