٦١

Kur u thuhet atyre: “Ejani (për të gjykuar) te ajo që e zbriti All-llahu dhe te i dërguari” i sheh se si dyfytyrëshit ta kthejnë shpinën.

Albanian

٦٢
E qysh do të jetë (gjendja e tyre) kur t’i godasë ata ndonjë e keqe, e shkaktuar nga vetë duart e tyre, e pastaj vinë te ti (për t’u arsyetuar) dhe betohen në All-llahun: “Ne nuk patëm tjetër qëllim, vetëm afrim e pajtim” (e jo refuzimin e gjykimit tënd).

Albanian

٦٣
Ata janë për të cilët e di All-llahu çka mbajnë në zemrat e tyre. Po ti hiqu tyre, tërhiqu vërejtjen (për hipokrizi) dhe thuaju fjalë që lënë përshtypje në veten e tyre.

Albanian

٦٤
Ne nuk dërguam asnjë të dërguar vetëm që me urdhërin e All-llahut t’i bëhet respekt (nga njerëzit) atij. E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenëdëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te All-llahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se All-llahu pranon pendimin dhe është mëshirues.

Albanian

٦٥
Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.

Albanian

٦٦
Sikur t’i kishim obliguar ata: mbytni vetvetn tuaj,atë (obligim) nuk do ta zbatonin, me përjashtim të një pakice prej tyre. Po sikur të zbatonin atë që këshilloheshin do të ishte më mirë për ta dhe do t’i përforconte më shumë.

Albanian

٦٧
Dhe atëherrë do t’u jepnim atyre nga ana Jonë shpërblim të madh.

Albanian

٦٨
Dhe do t’i udhëzonim në rrugë të drejtë.

Albanian

٦٩
E kushdo që i bindet All-llahut dhe të dërguarit, të tillët do të jenë së bashku me ata që All-llahu i shpërbleu: (me) pejgamberët, besnikët e dalluar,dëshmorët dhe me të mirët. Sa shokë të mirë janë ata!

Albanian

٧٠
Ky shpërblim i madh është prej All-llahut. Mjafton që All-llahu di mësë miri.

Albanian

Notes placeholders