Madje takova atë dhe popullin e saj se adhurojnë diellin e jo All-llahun, po djalli ua kishte hijeshuar atë veprim të tyre dhe i kishte shmangur rrugës së drejtë, andaj ata nuk gjejnë udhëzim.
(i kishte shmangur) Për të mos adhuruar All-llahun që nxjerr në shesh (e di) të fshehtën në qiej e në tokë, dhe që e di atë që fshehni dhe atë që publikoni.
(e lexova) Kjo është prej Sulejmanit (mandej e hapi, kur qe, në të) “Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” (Bismil-lahir-Rahmanir-Rrahim!)