٢٨١

Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.

Albanian

٢٨٢
O besimtarë, kur merrni hua prej njëri-tjetrit për një afat të caktuar, shkruajeni atë. Dhe nga gjiu juaj le të shkruajë një shkrues i drejtë dhe të mos ngurrojë nga të shkruarit ashtu siç e ka mësuar All-llahu. Le të shkruajë, ndërsa atij le t’i diktojë ai që pranon borxhin, le t’i frikësohet All-llahut, Zotit të tij e të mos lërë mangët asnjë send nga ai. E në qoftë se ai që ngarkohet me borxh është i paaftë mentalisht, është i mitur ose nuk është në gjendje të diktojë, atëherë le të diktojë drejt kujdestari i tij. Kërkoni të dëshmojnë dy dëshmitarë burra nga mesi juaj, e në qoftë se nuk janë dy burra, atëherë një burr e dy gra, nga dëshmitarët që i pëlqeni. (Dy gra në vend të një burri) Për atë se nëse njëra prej tyre gabon, t’ia përkujtojë tjetra. Dëshmitarët të mos refuzojnë kur të thirren. Dhe mos përtoni për ta shkruar atë dhe afatin e tij, i vogël qoftë ose i madh, sepse kjo është më e drejtë te All-llahu, më e fortë për dëshmi dhe më afër mosdyshimit. Vetëm nëse është tregti e menjëherëshme (dora-doras) që e praktikoni mes jush, atëherë nuk është ndonjë mëkat të mos e shënoni. Por, kur bëni shitblerje, dëshmojeni. E ai (pronari i pasurisë) nuk dëmton as shkruesit as dëshmitarët, e nëse bëni (dëmtimin), ai është mosrespekt i juaj (ndaj dispozitave të All-llahut). Keni frikë All-llahun se All-llahu ju dhuron dituri (të jashtzako-nshme), All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.

Albanian

٢٨٣
E në qoftë se gjendeni në udhëtim dhe nuk gjeni shkrues, atëherë merrni peng (paradhënie ose kapar) . E nëse i besoni njëri-tjetrit, atij që i është besuar le ta zbatojë atë (amanetin) që i është besuar, dhe le të ketë frikë All-llahun, Zotin e tij. Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë është mëkatar me zemrën e vet, All-llahu di atë që veproni.

Albanian

٢٨٤
Të All-llahut janë ç’ka në qiell dhe ç’ka në tokë, e për atë që e keni në veten tuaj, e shfaqët haptazi ose e mbajtët fshehtë, All-llahu do t’ju marrë në llogari, e Ai ia fal atij që do dhe dënon atë që do. All-llahu ka mundësi për çdo send.

Albanian

٢٨٥
I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të Tij, si dhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut dhe melekëve të Tij dhe të dërguarve të Tij. “Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij”, dhe thanë: “Dëgjuam dhe respektuam. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë, te Ti është ardhmëria (jonë). ”

Albanian

٢٨٦
All-llahu nuk ngarkon askë përtej mundësive të veta, atij (njeriut) i takon ajo që e fitoi dhe atij i bie ajo (e keqe) që e meritoi. “Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë! Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata para nesh! Dhe Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën nuk kemi fuqi! Dhe na i mbulo të këqiat, na fal dhe na mëshiro. Ti je Mbrojtësi ynë, pra na ndihmo kundër popullit pabesimtar!

Albanian

Notes placeholders