١٠١

E kur i fryhet surit (herën e dytë), atëherë, në atë ditë nuk do të ketë lidhje familiare mes tyre e as që do të pyes kush për njëri-tjetrin.

Albanian

١٠٢
E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprate mira), ata jamë të shpëtuarit.

Albanian

١٠٣
Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë, peshojat (veprat e mira), ata janë që humben vetveten dhe janë në Xhehennem përgjithmonë.

Albanian

١٠٤
Zjarri do t’ua djegë atyre fytyrat dhe do të duken shumë të shëmtuar brenda tij.

Albanian

١٠٥
(atyre u thuhet): A nuk u janë lexuar juve ajete e Mia; e ju nuk i besuat ato?

Albanian

١٠٦
Ata thonë: “O Zoti ynë, ne na patën mundur të këqiat (u dhamë pas epsheve të dynjasë) dhe si të tillë ishim popull i humbur!

Albanian

١٠٧
Zoti ynë, na nxjerr prej tij, e nëse gabojmë përsëri,atëherë vërtet, jemi mizor!”

Albanian

١٠٨
Ai thotë: “Heshtni aty e mos më folni!”

Albanian

١٠٩
Pse një grup prej robëve të Mi thanë: “O Zoti ynë, ne besuam, prandaj na falë dhe na mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”

Albanian

١١٠
E ju i patët tallur ata, sa që ajo tallje bëri që të harronin përkujtimin ndaj Meje, madje edhe qeshnit me ta.

Albanian

Notes placeholders