Meqë keni premtuar, pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj All-llahut, e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato, duke qenë se All-llahun e bëtë garant tuajin. Vërtet, All-llahu e di se çka punoni.
Mos u bëni (në çështjet e betimit) si ajo (grua) që e prish tjerrin e saj psi të ketë dredhur fort, e t’i bëni betimet tuaja dredhi (mahtrim) mes jush, për shkak se një popull është më i madh se tjetri. All-llahu vetëm ju sprovon me këtë, e në ditën e gjykimit Ai gjithsesi do t’ju sqarojë atë gjë rreth të cilës kundërshtoheshit.
Sikur të dëshironte All-llahu do t’ju bënte një popull (në njëfe) por (sipas dijes së Vet) Ai e lë të humbur atë që do, dhe e udhëëzon tjetrin që do, e patjetër do të përgjigjeni për atë që vepruat.
Mos i përdorni betimet tuaja për dredhi mes jush, e të rrëshqitni pas forcimit, e të shijoni të keqen (e dredhisë0 nga rruga e All-llahut, e ju do të keni dënim të madh.
Ajo që e keni pranë vetës është e përkohshme, e ajo që është te All-llahu është e përjetshme. E Ne do t’u japim atyre që ishin të durueshëm shpërblimin më të mirë të asaj që vepruan.
Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.