٤١

(Madhëria e Tij) Tha: “kjo është rruga Ime e drejtë (e qartë)”.

Albanian

٤٢
Se ndaj robëve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrëfarë force (as fizike as mendore), përveç atyre të humburve që vijnë pas teje.

Albanian

٤٣
E s’ka dyshim se Xhehennemi është vendpremtimi i të gjithë atyre.

Albanian

٤٤
Ai (Xhehennemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë).

Albanian

٤٥
E ata, të cilët iu ruajtën (mosbesimit dhe punëve të këqija) janë në Xhennete e mes burimeve.

Albanian

٤٦
(u thuhet) Hyni në to, të shpëtuar (prej çdo të keqeje) të siguruar (nga vdekja).

Albanian

٤٧
Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfardo urrejtje, e at në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar.

Albanian

٤٨
Ata aty nuk igodet kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij.

Albanian

٤٩
Njoftoi robët e Mi se vërtet Unë jam Ai që fal shumë dhe mëshirues i madh.

Albanian

٥٠
Po (njoftojë) se edhe dënimi Im është ai i dhëmbshëm.

Albanian

Notes placeholders