١٠١

E kur u erdhi atyre ndonjë i dërguar prej All-llahut, vërtetues i asaj që kishin ata, një grup prej tyre të cilëve iu ishte dhënë libri, e hodhi pas shpine librin e All-llahut, kinse nuk dinin (asgjë).

Albanian

١٠٢
(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajt në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajt ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe!” E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çka ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e All-llahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe.

Albanian

١٠٣
E sikur të kishin besuar ata dhe sikur të ishin ruajtur (prej mëkateve), po të dinin, shpërblimi prej All-llahut do të ishte shumë më i dobishëm.

Albanian

١٠٤
O ju që keni besuar, mos thuani: Raina - po thuani: Undhurna dhe respektoni! Mosbesimtarët kanë dënim të dhëmbshëm.

Albanian

١٠٥
As ata, ithtarët e librit që nuk besuan, e as idhujtarët nuk duan që juve të ju vijë ndonjë e mirë nga Zoti juaj. Mirëpo, All-llahu me mëshirën e vet veçon atë që dëshiron, All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.

Albanian

١٠٦
Ne nuk abrogojmë (pezullojmë) asnjë nga argumentet tona, apo ta hedhim në harresë e të mos sjellim edhe më të dobishëm se ai, ose të ngjashëm me te. A nuk e ke ditur se All-llahu është i plotfuqishëm për çdo send?

Albanian

١٠٧
A nuk e ke ditur se vetëm All-llahut i takon sundimi i qiejve e i tokës, dhe se pos All-llahut nuk keni as mbrojtës as ndihmëtar.

Albanian

١٠٨
A doni të pyetni të dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesimin, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.

Albanian

١٠٩
Shumë ithtarë të librit (jehudi, krishterë), edhe pasiqë iu është bërë e qartë e vërteta, nga vetë zilia e tyre personale dëshiruan që pas besimit tuaj t’iu kthejnë në mosbesimtarë, pra ju lini dhe largohuni prej tyre derisa All-llahu ta sjellë urdhërin e vet. All-llahu ka mundësi për çdo send.

Albanian

١١٠
Kryeni faljen (namazin) dhe jepne Zeqatin, e çfardo të mirë që e përgatitni për veten tuaj, atë e gjeni te All-llahu. S’ka dyshim All-llahu përcjell çdo veprim tuajin.

Albanian

Notes placeholders