٨١

Ata (hipokritë) që mbetën (pa shkuar në luftë), u gëzuan për ndejen e tyre pas të dërguarit të All-llahut dhe nuk dëshiruan që të luftonin me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut dhe thanë: “Mos dilni (në luftë) në vapë!” Thuaju: “Zjarri i Xhehennemit ka vapën edhe më të fortë, nëse janë që kuptojnë!”

Albanian

٨٢
Le të qeshin pak (në dynja) e le të qajnë shumë (në botën tjetër). Ai është shpërblim i asaj që fituan.

Albanian

٨٣
Nëse All-llahu të kthen ty (prej Tebukut) te ndonjë grup i tyre (hipokritëve), e ata të kërkojnë leje për të dalë (me ty në ndonjë luftë), thuaju: “Ju nuk do të dilni kurrë me mua dhe kurrë nuk do të luftoni ndonjë armik së bashku me mua! Ju ishit të kënaqur herën e parë që nuk luftuat, pra rrini me ata që mbetën!”

Albanian

٨٤
Dhe asnjërit prej tyre kur të vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazës) kurrë, e as mos qëndro pranë varrit të tij (për lutje e vizitë), pse ata mohuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe vdiqën kryeneçë.

Albanian

٨٥
Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t’i mundojë me të në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues.

Albanian

٨٦
E kur zbritët një kaptinë (që thotë): të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: “Na le të mbesim me ata që rrinë!”

Albanian

٨٧
U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.

Albanian

٨٨
Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit.

Albanian

٨٩
All-llahu u ka përgatitur atyre Xhennete që në të rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.

Albanian

٩٠
Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t’iu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (paleje). Ata që prej tyre nuk besuan, do t’i godasë dënim i ashpër.

Albanian

Notes placeholders