The Ranks
Surja
As-Saf
61

١

All-llahun e madhëroi çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e Ai është mbizotëruesi, i urti.

Albanian

٢
O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni?

Albanian

٣
te All-llahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!

Albanian

٤
All-llahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar si të jetë ndërtesë e fortifikuar.

Albanian

٥
Dhe, (rikujto) kur Musai popullit të vet i tha: “O populli imi, pse më shqetësoni kur e dini se me të vërtetë unë jam i dërguar i All-llahut te ju!” E kur ata u shmangën (nga e vërteta), All-llahui largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin e prishur.

Albanian

٦
Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.

Albanian

٧
E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtër për fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullin zullumqarë.

Albanian

٨
Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët.

Albanian

٩
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë.

Albanian

١٠
O ju që keni besuar, a t’ju tregoj për jë tregti të bujshme që ju shpëton prej jë dënimi të dhembshë:

Albanian

Notes placeholders