٥١

50-51. E sikur Ne të lëshojmë një erë e ta shohin atë (të mbjellat) e zverdhura, pa dyshim ata pas kësaj do të jenë mohues (përbuzës).

Albanian

٥٢
Në të vërtetë, ti (Muhammed) nuk mund t’i bësh të dëgjojnë të vdekurit e as nuk mund ta bësh që të shurdhëti të dëgjojnë thirrjen, kur ata kthejnë shpinën.

Albanian

٥٣
Dhe as që je ti udhëzues i rë verbërve nga humbja e tyre, ti nuk mund ta bësh të dëgjojë tjetër vetëm atë që u beson argumenteve Tona, se ata janë të bindur.

Albanian

٥٤
All-llahu është Ai që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi.

Albanian

٥٥
e ditën kur të bëhet kijameti ( ditën e gjykimit), kriminelët betohen se nuk qëndruan (në dynja) gjatë, por vetëm një çast të shkurtër. Kështu kanë qenë ata që i bishtëruan të së vërtetës.

Albanian

٥٦
E atyre që iu është dhënë dija dhe besimi thonë: “Ju keni qëndruar aq sa u pat caktuar All-llahu deri në ditën e ringjalljes, e kjo pra është dita e ringjalljes, por ju ishit që nuk e pranonit!”

Albanian

٥٧
E ata ditë për ata që bënë zullum, arsyetimi nuk u bën dobi e as që kërkohet prej tyre të justifikohen.

Albanian

٥٨
Ne në këtë Kur’an u kemi sjellë të gjithë shembujt, po pasha All-llahun, edhe sikur t’u sillje çfarëdo mrekullie ti atyre, ata që nuk besuan do të thoin: Ju (Muhammedi me besimtarë) nuk jeni veçse mashtrues (gënjeshtarë).

Albanian

٥٩
Në këtë mënyrë All-llahu vulos zemrat e atyre që nuk kuptojnë.

Albanian

٦٠
Ti pra bën durim, pse premtimi i All-llahut është i saktë, e kurrsesi të mos luhasin ty ata që janë të dyshimtë.

Albanian

Notes placeholders