A nuk shohin ata se Ne i sjellim pakësimin e tokës (së tyre) nga të gjitha anët e saj. All-llahu gjykon, e s’ka kusj që mund t’i kundërvihet gjykimit të Tij. Ai ndërmerr masë të shpejtë.
Edhe ata (jobesimtarët) para tyre (idhujtarëve) bënë intrigë, po e gjithë intriga është e nënshtruar dëshirës së All-llahut, Ai e di se çka vepron secili njeri, e mohuesit do të kuptojnë se kujt do t’i takojë ardhmëri e lumtur.
E ata që mohuan thonë: “Ti nuk je i dërguar!” Thuaj: “Mjafton që All-llahu është dëshmitarë midis meje dhe midis jush dhe (është dëshmitar) ai që ka njohuri të librit (të shpalljeve)”.