٣١

Nëse lagoheni prej mëkateve të mëdha, të cilat u janë të ndalueshme, Ne ju shlyejmë mëkatet e vogla dhe ju fusim në një vnd të ndershëm.

Albanian

٣٢
Mos lakmoni në atë, që All-llahu gradoi disa nga ju mbi disa të tjerë. Burrave ju takon hise nga ajo që fituan ata dhe grve gjithashtu ju takon hise bga ajo që fituan ato. All-llahut kërkoni nga të mirat e Tij. All-llahu është i dijshëm për çdo send.

Albanian

٣٣
Ne u kemi caktuar për secilin trashëgimtarë, pjesën e pasurisë që e lënë prindërit ose të afërmit. E atyre që ju keni premtuar, jepnu pjesën ë tyre. All-llahu është dëshmues mbi çdo send.

Albanian

٣٤
Burrat janë përgjegjës për gratë, ngase All-llahu ka graduar disa mbi disa të tjerët dhe ngase ata kanë shpenzuar nga pasuria e tyre. Prandaj, me atë që All-llahu i bëri të ruajtura, gratë e mira janë respektuese, janë besnike ndaj të fsheftës. E ato që keni dro kryelartësisë së tyre, këshilloni, madje largohuni nga shtrati (e më në fund), edhe rrahni (lahtë, nëse nuk ndikojnë këshillat as largimi), e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i larti, më i madhi.

Albanian

٣٥
Nëse i frikësohen përçarjes mes tyre (burrit e gruas), dërgoni një pari të drejtë nga familja e tij dhe një pari të drejtë ngafamilja e saj. Nëse ata të dy (ndërmjetësuesit) kanë për qëllim pajtimin, All-llahu ju mundëson afrimin mes tyre (burrit e gruas). All-llahu është i dijëshëm, është njohës i mirë.

Albanian

٣٦
Adhurone All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, sillnu mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet.

Albanian

٣٧
Ata që vetë janë koprracë dhe urdhërojnë njerëzit për koprraci, dhe e fshehin atë që ju ka dhënë All-llahu nga mirësitë e veta. Ne kemi përgatitur dënim të turpshëm për jobesimtarët;

Albanian

٣٨
Edhe ata që e japin pasurinë e tyre për sy e faqe të botës,e nuk e besojnë All-llahun as ditën e mbramë. E ai që e k shok djallin, ai pra është shok i shëmtuar.

Albanian

٣٩
Dhe çka do t’i gjente ata, po ta besonin All-llahun, ditën e gjykimit dhe të jepnin nga ajo që i dhuroi All-llahu? Po All-llahu di më së miri për ta.

Albanian

٤٠
S’ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër ështëe mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.

Albanian

Notes placeholders