٢١

Dhe si mund të merrni atë kur njëri-tjetri iu keni bashkuar (në një shtrat) dhe kur ato kanë marrë prej jush një besë të fortë?

— Albanian

٢٢
Mos u martoni me ato gra me të cilat qenë të martuar prindërit tuaj, me përjashtim të asaj që ka kaluar (para islamizmit) pse ajo ishte turpësi, përbuzje e traditë e shëmtuar.

— Albanian

٢٣
U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënëat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjeër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s’ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.

— Albanian

٢٤
(Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e lufrtës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t’i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshorësi e jo prostitucion (kurvëni). Epër atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (te niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshëm, i urti.

— Albanian

٢٥
Dhe kush nuk ka prej jush mundësi materiale që të martohet me femra të lira besimtare, le të martohet me ato besimtare tuaja që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat). All-llahu di më së miri për besimin tuaj. Ju jeni nga njëri- tjetri (të një origjine0. Pra, martohuni me ato (robëresha) r me lejen e të zotërve të tyre dhe jepnu kurorën në mënyrë të drejtë, (zgjidhni) të ndershme e jo prostitute të hapta e të fshehta. E kur të jenë të martuara ato,nëse bëjnë ndonjë punë të turpshme, ndëshkimi kundër tyre është sa gjysma e atij të grave të lira (jo robëresha). Kjo (martesë me robëresha) është e lejuar për ata që i frikësohen imoralitetit, por të jeni të durueshëm, është më mirë për ju. All-llahu është mirrëdashës, mëshirëplotë.

— Albanian

٢٦
All-llahu dëshiron t’ju sqarojë çështjet et’ju drejtojë në rrugën e atyre që ishin para jush (pejgamberët) dhe t’ju pranojë pendimin. Alahu e di më së miri gjendjen e robërve dhe është më i urti.

— Albanian

٢٧
All-llahu dëshiron t’ju pranojë pendimin, e ata që ndjekin dëshirat e epsheve, dëshirojnë që ju të shmangeninë tërësi (nga rruga e drejtë).

— Albanian

٢٨
All-llahu dëshiron t’ju lehtësoj (dispozitat), e megjithatë njeriu është i paaftë (për t’ju përballuar epsheve).

— Albanian

٢٩
O ju që besuat, mos e hani mallin e njëri-tjetrit në mënyrë të palejuar, përpos tregtisë në të cilën keni pajtueshmëri mes vee, dhe mos mbytni veten tuaj (duke mbytur njëri-tjetrin). Vërtet, All-llahu është i mëshirueshëm për ju.

— Albanian

٣٠
Kush bën këtë (që ndaloi Zoti) qëllimisht dhe tejkalon kufijtë, Ne do ta hudhim atë në një zjarr të fortë. Dhe kjo është leht për All-llahun.

— Albanian

Këshillë: provoni të lundroni mectrlK

Notes placeholders