٣١

(në vazhdim shkruan) “Të mos u mbani në të madh kundër meje, po të vini të dorëzuar (edhe besimtarë)!”

Albanian

٣٢
Ajo tha: “O ju pari, më sugjeroni në këtë çështje timën se unë nuk do të vendosi asgjë derisa edhe ju të jepni pëlqim!”

Albanian

٣٣
Ata (paria) i thanë: “Ne jemi të fuqishëm dhe jemi luftëtarë të rreptë, por puna qëndron te ti, e ti mendo se çka do të na urdhërosh!”

Albanian

٣٤
Ajo tha: “Kur sundusit e pushtojnë ndonjë vend, ata e rrënojnë atë parinë më të zgjedhur të atij vendi e nënshtrojnë. . Kështu ata veprojnë!”

Albanian

٣٥
Po unë do t’u dërgojë atyre një dhuratë (të madhe), e do të shohë se çka do të na sjellin të dërguarit (me dhuratë).

Albanian

٣٦
E kur i erdhi ajo Sulejmanit, ai tha: “A me pasuri më ndihmoni mua? E atë që All-llahu më ka dhënë mua është shumë më e dobishme nga ajo që u ka dhënë juve! Por ju krenoheni me dhuratat tuaja!”

Albanian

٣٧
Kthehu te ata (i tha kryesuesit të të deleguarëve), se për Zotin ne do t’u vvijmë atyre me një ushtri, së cilës ata nuk do të mund t’i bëjnë ballë dhe do t’’i dëbojmë prej aty të nënshtruar e të poshtëruar!

Albanian

٣٨
Ai (Sulejmani) tha: O ju pari, cili prej jush do të më sjellë fronin e saj, para se të vijnë ata të dorëzuar?”

Albanian

٣٩
Njëri prej xhinëve të vrazhdë (Ifriti) tha: “Unë do ta sjellë atë ty, par se të ngrites nga vendi yt, unë për të km fuqi dhe jam i sigurt!”

Albanian

٤٠
E ai i cili kishte dituri nga libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!” E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij (Sulejmani) tha: Kjo është dhuntia e Zotit tim që të sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falenderon, ai falenderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s’ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!”

Albanian

Notes placeholders