٨١

Përkujtoni (o ithtarë të librit) kur All-llahu mori zotimin e pejgamberëve: nga ajo se juve ju dhashë libër e urtësi, e që verteton atë që ju keni pranë veti. Tha (All-llahu):”A pranuat, a e morët sipër obligimin Tim? “Ata thanë:”Ne e pranuam!”Tha (All-llahu):”Dëshmoni pra, edhe Unë dëshmoj bashkë me ju!”

Albanian

٨٢
E kush shkel këtë (zotim) pas kësaj, ata janë jashtë respektit ndaj All-llahut.

Albanian

٨٣
A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç’ka në qiej e në tokë, me dashje dhe te Ai kthehen.

Albanian

٨٤
Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait,edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëmAtij jemidorzuar.

Albanian

٨٥
E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit.

Albanian

٨٦
E,si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t’ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? Alllahu nuk i mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë.

Albanian

٨٧
Ndëshkimi i të tillëve është:mallkimi nga All-llahu, nga engjëjt dhe nga gjithë njerëzimi tok.

Albanian

٨٨
Ata përgjithmonë janë në te (në zjarr), atyre as nuk ju lehtësohet dënimi dhe as nuk u jepet afat.

Albanian

٨٩
Përveq atyre që pas asaj upendan dhe u përmirsuan. Vërtet , All-llahu falë shumë dhe mëshiron.

Albanian

٩٠
Ata, të cilët pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë,e pastaj e shtuan mosbesimin, atyre kurrsesi nuk du pranohet pendimi. Të tillët janë mu ata të humburit.

Albanian

Notes placeholders