٧١

O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetëne ngatërroni me gënjeshtën dhe fshihni realitetin?

Albanian

٧٢
Një grup nga ithtarët e librit thanë (të vetëve): “Besoni para dite në atë që u është shpallur atyre që besuan (muslimanëve), e pasdite mos e besoni, e ndoshta edhe ata (muslimanët), do të zbrapsen (nga besimi i tyre).

Albanian

٧٣
Dhe (u thonin):Mos i besoni askujt përveç atij që ështënë fenë tuaj!”Thuaj (o i dërguar):”I vetmi udhëzim është udhëzimi nga All-llahu!” (u thoni të vetëve mos besoni nga droja) Se po i jepet ndokujt (pejgamberllëku) sikurse u është dhënëjuve dhe (nga droja) se t’ju paraqesin fakte (muslimanët) para Zotit tuaj (ditën e gjykimit). Thuaju: “E tërë e mira është në duar të All-llahut,Ai ia jep atë kujt të dojë; All-llahu është dhurues i gjërë, i gjithdijshëm”

Albanian

٧٤
Ai veçon me mëshirën e vet (me pejgamerllëk) kë të dojë. All-llahu është Zot i mirësisë së madhe.

Albanian

٧٥
Ndër ithtarë të librit ka, që po ia besove një sasi të madhe (ari), ai ta kthen ty atë, por ka të atillë që po ia besove një dinarë, ai nuk takthen ty atë, përveç nëse gjithnjë irri gati (ia kërkon pajada). Këtë (e bëjnë)për arsye se ata thonin:”Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie ndaj (pasurisë që u marrim) të të paditurëve (arabëve analfabetë). Pra duke e ditur të vertetën, ata bëjnë gënjeshtër ndaj All-llahut.

Albanian

٧٦
Jo,(nuk është ashtu si thonë ata)po kush e përmbush emanetin e vet (është besnik) dhe ruhet nga mëkatet, s’ka dyshim,All-llahu i do ata që ruhen.

Albanian

٧٧
Ata që për një vlerë të paktë e shesin besën e dhënë All-llahut, ndryshojnë edhe zotimet e tyrue, të tillët nuk kanë pjesë (mëshirë) në botën tjetër, dhe në ditën e kijametit All-llahu nuk u flet atyre,nuk i shikon ata dhe i pastron (prej barrës së gabimeve), ata kanë një dënim të dhembshëm.

Albanian

٧٨
Në të vertetë, një grup prej tyre janë ata që pëhtjellojnë gjuhët e tyre kur lexojnë librin (për të deformuar kuptimin) ashtuqë ju të mendoni se ajo (shprehje) është nga libri, po ajo nuk është nga (i vertetë), adje thonë:Kjo është nga All-llahu!”Po ajo nuk është nga All-llahu. Ata duke ditur thonë gënjeshtra për All-llahun.

Albanian

٧٩
S’është e drejtë as nuk i takoiasnjë njeriu që t’i ketë dhënë All-llahu librin, urtësinë dhe pejgamberllëkun,e pastaj ai t’u thotë njerëzve:”Bëhuni rob të mij (adhuromëni mua) e jo të All-llahut!” por (ju thotë):”Bëhumi dijetarë të mësimeve të Zotit, ngase e keni mësuar njerëzve livrin dhe e keni studiuar atë.

Albanian

٨٠
Dhe as që ju urdhëron ai (pejgamberi) që të adhuroni engjëjt , as pejgamberët për zota. Vallë, a ju urdhëoi ai juve mosbesimin pasiqë ju jeni muslimanë?

Albanian

Notes placeholders