٦١

E kush të kundërshton ty në qështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: ‘Ejani i thërrasim bijtë e tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vet ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimi nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve.

Albanian

٦٢
S’ka dyshim, ky është lajm i vërtetë. Nuk ka asnjë të adhuruar tjetër pos All-llahut. All-llahu është Ai, i plotëfuqishmi, i vetëdijshmi.

Albanian

٦٣
E nëse ata refuzojnë (besimin e drejtë), ata janë ngatërrestarë, për të cilët All-llahu e di shumë mirë.

Albanian

٦٤
Thuaju (o i dërguar): “‘O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!”

Albanian

٦٥
(madje thuaju): “O ithtarë të librit,pse po polemizoni me ne rreth Ibrahimit? E, nuk ja në shpallur as Tevrati as Inxhilli, vetëm se pas tij?! A nuk e kuptoni (gënjeshtrën tuaj)?”

Albanian

٦٦
Ja ju jeni ata që polemizuat edhe për atë që e dinit (për Isain) e përse polemizoni për atë që s’keni kurrfarë dije (ppër Ibrahimin)? All-llahu e din të vërtetën e ju nuk e dini.

Albanian

٦٧
Ibrahimi nuk ka qenë as jehudi as i krishterë, por ai ishte larg besimeve të kota, ishte musliman dhe nuk ishte prej idhujtarëve.

Albanian

٦٨
Njerëzit më me meritë për t’u thirrur në Ibrahimin, ishin ata që e ndoqën atë (besimin e tij) dhe ky Pejgamber me ata që besuan (ymeti i këtij). All-llahu është mbrojtës i besimtarëve.

Albanian

٦٩
Një grup nga uthtarët e librit kishin dëshirë t’u shpiejnënë rrugë të gabuar por ata nuk mashtrojnëtjetërpos vetes së tyre, dhe nuk e vërejnë.

Albanian

٧٠
O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur të vertetën?

Albanian

Notes placeholders