١٢١

Përkujto (O i dërguar) kur dole nga familja jote që t’ua përcaktosh besimtarëve vendet për luftë, e All-llahut është që dëgjon (fjalët) dhe që kupton (qëllimet).

Albanian

١٢٢
Kur dy grupe prej jush gati u treguan të dobëta, po All-llahu ishte që u ndihmoi atyre (që të mos largoheshin), andaj besimtarët le t’i mbështeten vetëm All-llahut.

Albanian

١٢٣
All-llahu u ndihmoi juve në Bedr kur ju ishit pak në numër, e për të qenë mirënjohës, keni frikë nga Zoti.

Albanian

١٢٤
Kur ti u thoshe besimtarëve: “A nuk është mjaft për ju që Zoti juaj t’ju vazhdojë ndihmën me tre mijë engjëjt e zbritur?”

Albanian

١٢٥
Po, nëse jeni të qëndrushëm e të matur, e ata (armiqtë) t’ju vinë tash në këtë momoent, Zoti juaj ua vazhdon juve ndihmën me pesë mijë engjëjve të ushtruar (për luftë) ose të shënuar.

Albanian

١٢٦
E atë(ndihmë) All-llahu nuk e bëripër tjetër por vetëm për t’ju gëzuar dhe me të të qetësojë zemrat tuaja, përndrushe ndihma vjen vetëm prej All-llahut, ngadhënjyesit, të urtit.

Albanian

١٢٧
(u ndihmoi) Që ta këpusë një grup nga ata që nuk besuan (duke i mbytur a zënë rovër), ose për t’i demoralizuar dhe ashtu të kthehen të dëshpruar.

Albanian

١٢٨
Ty nuk të takon asgjë rreth çështjes se a do t’u pranojë Ai pendimin apo do t’i dënojë ata,në të vërtetë ata janë zullumqarë.

Albanian

١٢٩
Vetëm e All-llahut është gjithç’ka në qiej e në tokë, Ai i fal atij që do dhe Ai dënon atë që do. All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.

Albanian

١٣٠
O ju të clët besuat, mos e hani kamaatën që po e shumë fishoni dhe kini frikë (dënimin e) All-llahut ashtu që të gjeni shpëtim.

Albanian

Notes placeholders