٣١

Dhe ti hidhe shkpoin tënd! E kur e pa se po lëviz si të ishte gjarpër i shpejtë, ktheu të ikë e nuk e vëstroi prapa. O Musa, ktheu ku ishe e mos u frikëso se me të vërtetë ti je i sigurt.

Albanian

٣٢
Fute dorën në xhep e ajo do të dalë e bardhë pa ndonjë të metë dhe shtrëngoje për vete krahun tënd kur të frikësohesh. Këto janë dy argumente nga Zoti yt për te faraoni dhe rrethi i tij, se me të vërtetë ata janë popull i prishur.

Albanian

٣٣
Ai (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam mbytur një njeri prej tyre, e frikësohem se do të më mbysin!”

Albanian

٣٤
E vëllai im, Haruni, ësht më orator se unë, andaj dërgoje atë me mua ndihmë që të vërtetojë fjalët e mia. Unë kam frikë se do të më shpallin gënjeshtar.

Albanian

٣٥
(All-llahu iu përgjegj) Tha: “Ne do ta forcojmë ty krahun me vëllain tënd dhe me argumentet Tona do t’ju japim pushtet juve dyve ashtu që ata të mos mund t’u afrohen juve, andaj ju të dy dhe ata që u janë bindur juve, jeni ngadhënjimtarë”.

Albanian

٣٦
E kur Musai ua solli atyre argumentet Tona të qarta, ata thanë: “Kjo nuk është tjetër vetëm se magji e trilluar dhe këtë nuk e kemi dëgjuar as ndër prindërit tanë të hershëm!”

Albanian

٣٧
E Musai tha: “Zoti im e di më së miri për atë që u erdhi me udhëzim prej Tij dhe kujt do t’i takojë përfundimi i mirë, se mizorët me siguri nuk do të kenë shpëtim”.

Albanian

٣٨
E faraoni tha: “O ju pari, unë nuk njoh njoh zot tjetër për ju pos meje, andaj ti o Haman, m’i pjek (tullat) nga dheu e më ndërto një kullë të lartë ndoshta do të arrijë ta shoh zotin e Musait, sepse nunë mendoj se vërtet ai është gënjeshtar”.

Albanian

٣٩
Dhe ashtu ai dhe ushtëria e tij u sollën në tokë me kruenëçësi ndaj të vërtetës dhe menduan se nuk do të kthehen te Ne.

Albanian

٤٠
Andaj, Ne e kapëm atë dhe ushtërinë e tij dhe e hodhëm në det, shiko pra se si përfundojnë mizorët.

Albanian

Notes placeholders