Dhe ai hyri në qytet në një kohë të pahetuar prej banorëve të tij, dhe në të i gjeti dy veta që po përlaheshin, njëri prej ithtarëve të tij e tjetri prej armiqve të tij, e ai i anës së tij i kërkoi ndihmë kundër armikut dhe Musai i ra grusht e ai vdiç. Ai (Musai) tha: “kjo është prej veprave të djallit, e s’kadyshim se ai është armik i hapët që shpie në humbje”.
— Albanian