٨١

Por ja ata flasin, ashtu si flasin ata para tyre.

— Albanian

٨٢
Ata thanë: “Pasi të vdesim e të bëhemi dhe e eshtra të kalbur, a do të ringjallemi?

— Albanian

٨٣
Kjo na është premtuar ne edhe prindërve tanë më parë, po kjo nuk është gjë tjetër pos një mit i lashtë!

— Albanian

٨٤
Thuaj: “E kujt është toka dhe çdo gjë që ka në të, nëse jeni që e dini?”

— Albanian

٨٥
Ata do të thonë: “E All-llahut”. Atëherë thuaju: “Përse pra nuk mendoni?”

— Albanian

٨٦
Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zot i Arshit të madh?”

— Albanian

٨٧
Ata do të thonë: “All-llahu!” Thuaju: “E pse nuk frikësoheni pra?”

— Albanian

٨٨
Thuaj: “Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrijtur; nëse jeni që e dini?”

— Albanian

٨٩
Ata do të thonë: “Në dorë të All-llahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?”

— Albanian

٩٠
Por jo, Ne ua sollëm atyre të vërteën, e megjithatë, ata jetojnë me gënjeshtra (duke adhuruar idhuj).

— Albanian

Notes placeholders