٧١

E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an)famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.

— Albanian

٧٢
A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizues më i mirë.

— Albanian

٧٣
ç’është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.

— Albanian

٧٤
Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.

— Albanian

٧٥
Edhe sikur t’i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t’ua kishim larguar fatkeqësitë, at do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.

— Albanian

٧٦
Ne i sprovuam at me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.

— Albanian

٧٧
Deri sa t’ua gapim një derë dënimi tëashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.

— Albanian

٧٨
Ai është që ua krijoi të dëgjuarit, të parit dhe të kuptuarit e juaj; sa pak jeni mirënjohës.

— Albanian

٧٩
Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni.

— Albanian

٨٠
Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimine natës e të ditës; si nuk e kuptoni?

— Albanian

Notes placeholders